Në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK, rektori Gjuraj priti një delegacion italian nga CNR - Istituto di Storia dell’ Europa Mediterranea. Ky takim u fokusua në projektin bilateral “Aksesi dhe hulumtimi i arkivave qendrore dhe lokale: Rastet e studimit në Shqipëri dhe Itali”.
Pala italiane përfaqësohej nga Geltrude Macrì, Isabella Cechini, Olga Lo Presti, Idamaria Fusco, Maria Rosaria Carli, ndersa nga Universiteti i Korçës
ishin të pranishëm PhD Metin Venxha dhe Dr. Orjon Ago.
Delegacioni zhvilloi një takim edhe në Departamentin e Historisë në FSHSH, ku u diskutuan detajet e projektit dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në hulumtim dhe akses në arkivat në Shqipëri dhe Itali. Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve akademike dhe shkencore mes dy vendeve.