Në ditën e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik e Shkencor vijon interesi për titujt e botuar nga stafi i Universitetit të i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Po këtë ditë, më 24 prill 2024, u promovuan “Fjalori i gjuhës së Ndre Mjedës”, Kolë Ashta, përgatitur për botim nga Prof. Dr. Artan Haxhi, Prof. Dr. Mimoza Priku, Dr. Erzen Koperaj, Prof. As. Dr. Zamira Shkreli, Doc. Bora Logu, si dhe “Digjitalizimi i biodiversitetit në Rajonin e Shkodrës”, përgatitur për botim nga një grup autorësh, Dr. Aurora Dibra & Al. Kjo seancë promovimi e drejtuar nga Prof. As. Dr. Zamira Shkreli, u ndoq me shumë interes.
Botimet u paraqiten nga Dr. Erzen Koperaj dhe Dr. Aurora Dibra.