• Ankesa

Finalja e konkursit “Gjyqi Imitues” në Gjykatën e Shkodrës përmbyllet me sukses

U zhvillua, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, gjysmëfinalja dhe finalja e konkursit “Gjyqi Imitues”, një aktivitet formues i organizuar nga Departamenti i të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë Shkodër.

Studentët finaliste demonstruan aftësi të shkëlqyera argumentimi, përgatitje profesionale dhe etike, në një atmosferë reale gjyqësore, duke e bërë këtë konkurs një eksperiencë të vyer për trajnim praktik.

Në përmbyllje të aktivitetit u shpërndanë:

• Certifikatat për të gjithë studentët pjesëmarrës

• Çmimi i vendit të parë

• Çmimi i vendit të dytë për skuadrat finaliste

Një falënderim i veçantë shkon për studentët, avokatët mentorë, pedagogët e departamentit, si dhe për Gjykatën e Shkodrës dhe Kryetarin e saj, z. Enri Risto, për mbështetjen dhe angazhimin në realizimin me sukses të këtij konkursi.

Një hap i rëndësishëm drejt formimit profesional të juristëve të së nesërmes!