Sot, më 2 tetor 2023, me rastin e fillimit të vitit akademik ‘23-‘24, në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi u zhvillua një ceremoni festive me praninë e studentëve dhe pedagogëve nga fakultetet e ndryshme të këtij Universiteti.
Rektorja në detyrë, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, përshëndeti të pranishmit dhe u uroi vit të mbarë akademik studentëve, duke theksuar faktin se ata kanë bërë zgjedhjen e duhur që kanë zgjedhur Universitetin e Shkodrës.
Gjithashtu, të pranishmit i përshëndetën edhe disa studentë ekselentë të USH-së, si dhe një studente nga UNIVERSIDAD COMPLUTENSE DE MADRID,
e cila do të ndjekë një semester në Universitetin tonë.