Filantropi shqiptaro-amerikan, z. Ramiz Tafilaj, i dekoruar nga Presidenti Amerikan për kontribute jetësore, me ftesë të Departamentit të Letërsisë dhe Historisë, zhvilloi disa takime në Universitetin e Shkodrës, më 8 maj 2024.
Delegacioni u mirëprit nga Rektorja, Prof.Dr. Rajmonda Këçira. Biseda u përqendrua në ndihmën që z. Tafilaj ka dhënë për studentët shqiptarë përgjatë 30 viteve, në mundësimin e shkollimit të tyre në Amerikë, si dhe në rolin që po luan shtëpia botuese Jalifat publishing, e themeluar prej tij, me seli në Texas.
Në këtë takim morën pjesë edhe Prof.As.Dr. Salih Krasniqi dhe Prof. Adem Lushaj, të cilët e njohën rektoren me botimet e tyre që i dedikohen Kosovës në vitet 1998-2000.
Më pas u zhvillua një takim me stafin dhe studentët, i cili u ideua dhe u drejtua nga Prof.As.Dr. Elindë Dibra.
Në vijim dy autorët Krasniqi dhe Lushaj promovuan botimet e tyre duke parqitur edhe një përbledhje të asaj çfarë trajtojnë këto dy botime.
Takimi zgjoi interesin e të pranishmëve mes të cilëve u zhvilluan edhe diskutime.