Piktori Andi Hila ka hapur ekspozitën e tij personale të titulluar “Fije” në Galerinë FAB, si një bashkëpunim mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit të Arteve Tiranë.
Andi Hila, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Shkodrës, është autor i disa ekspozitave personale realizuar në Galerinë e Arteve Shkodër, Tulla Center dhe Muzeun Historik Kombëtar.
E përgëzojmë piktorin Andi Hila për këtë ekspozitë dhe i urojmë suksese!