• Ankesa

Faza I e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve përmbyllet me sukses!

Faza I e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve përmbyllet me sukses!

18 Qershor 2025

Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet publike, synon rritjen e kapaciteteve të mësuesve në fushat prioritare:

Gjuhë Shqipe

Matematikë

Shkenca & Teknologji (STEM)

Aftësi ndërdisiplinore

Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në fazën e parë janë trajnuar 92 grupe mësuesish të drejtimeve: gjuhë-letërsi, arsim fillor, matematikë, fizikë, biologji, kimi, histori, gjeografi, shkenca shoqërore dhe drejtues shkollash.

Trajnimet janë realizuar nga 22 pedagogë/trajnerë të UNISHK, sipas profileve përkatëse.

Seancat u zhvilluan në: Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Pukë.

Faza e dytë e programit do të zhvillohet nga shtatori deri në nëntor 2025 dhe do të përfshijë edhe 34 grupe të tjera në Kukës, Lezhë dhe Tropojë.

Përgëzojmë pedagogët/trajnerët tanë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar në këtë proces kombëtar për fuqizimin e mësuesve dhe cilësisë në arsim!