Workshopi online rreth metodave të reja mësimdhënies me qendër studentin, apo organizime diskutimesh me grupe të ndryshme interesi zhvilloi fazen e parë në Zoom me 27 prill 2023 .
Organizuar nga Interactivity Foundation (Ëashington DC. USA) dhe Universiteti i Shkodrës me nxitjen e pedagoges së Departamentit të Turizmit Dr. Alkida Hasaj.. Në këtë program do jenë trajnues një sërë lektorësh nga universitete të njohura Amerikane, që aplikojnë këto metoda. Në fazen e parë moren pjesë 14 pedagog të brenshën të USH, 4 studentë të ciklit Mastër dhe 3 mësues të shkollave në Shkodër.
Ky program është i orientuar për mësues, lektorë, studentë doktorature, studentë masteri dhe drejtues e punonjës OJF-e. Paketa e instrumentave të diskutimit bashkëpunues ka mbi 50 aktivitete diskutimi të gatshme për përdorim, që mund t'i përdoren në klasë, në vendin e punës ose në komunitet. Të gjitha aktivitetet mund të përfundojnë në më pak se 50 minuta dhe janë të dizajnuara për të përmirësuar aftësitë e diskutimit kreativ, kritik, të përgjegjshëm nga ana kulturore ose qytetare..
Linku i aplikimit në workshop: https://www.eventbrite.com/.../online-workshop....
Linku i publikimit UNISHK
Linku i publikimit në faqen web të IF