Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër organizoi me datën 5 dhjetor 2022, fazën e dytë të Projektit "Politizimi dhe inkriminimi i organizatave mediatike si shkaktar i dezinformimit në çështjet e shtetit dhe së drejtës", i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Trajnimi nga pedagogët, anetarë të stafit të projektit, kishte si fokus trajnimin e përfaqësuesve të mediave lokale, si dhe pedagogëve e studentëve si target grupe objekt i projektit.