• Ankesa

Familja përmes poezisë

Në Konkursin e Poezisë “Familja përmes poezisë”, të mbajtur më 16 maj në Kinema “Republika”, morën pjesë me krijimet e tyre edhe katër studente të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”: Elsada Zekaj dhe Xhoela Curri, studente të vitit të dytë në degën Psikologji, si dhe Xhuliana Guri dhe Denisa Hykaj, studente të programit master në Gjuhë-Letërsi .

Elsada Zekaj arriti me sukses deri në fazën finale të konkursit, ndërsa të gjitha vajzat sollën përmes vargut një ndjeshmëri të thellë mbi temën e familjes, duke përfaqësuar me dinjitet dhe talent universitetin tonë .

Ky aktivitet tregoi edhe një herë se poezia është një zë i gjallë e i dashur për të rinjtë shkodranë dhe një urë lidhëse mes ndjenjës dhe fjalës