Dekania e FD, Prof. Assoc. Dr. Paulina Guli Hoti dhe pedagogia Dr. Arenca Trashani përfaqësuan Fakultetin e Drejtësisë në këtë konferencë të rëndësishme akademike.
Në fokus të diskutimeve ishin:
• Pasurimi i kurrikulave në perspektivën evropiane
• Shkëmbimet ndëruniversitare për studentë dhe pedagogë
• Hartimi i programeve dhe projekteve të përbashkëta akademike e shkencore
• Krijimi i platformave të përbashkëta kërkimore
FD u përfshi edhe në grupin e punës me 7 anëtarë, ku pedagogia Arenca Trashani është pjesë aktive për hartimin e një kurrikule të përbashkët studimi.
Konferenca u nderua nga autoritete akademike dhe publike të Greqisë , përfaqësues të Komisionit Evropian, Kryetari i Këshillit të Shtetit si dhe ish-Presidenti i Këshillit Europian.
Në përfundim, u miratua një Deklaratë e përbashkët që riafirmon angazhimin për forcimin e demokracisë, paqes dhe prosperitetit përmes arsimit ligjor. Fakultetet pjesëmarrëse theksuan përgjegjësinë e tyre për të diplomuar juristë të aftë të kontribuojnë në sistemet ligjore kombëtare dhe evropiane, duke mbështetur rrugën e rajonit drejt integrimit në BE.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Fakulteti i Drejtësisë synon t’u ofrojë studentëve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të çuar vendin përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
