Në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës Universitare, studentët e Gazetarisë ndoqën me shumë interes prezantim mbi Etikën e Përdorimit të Inteligjencës Artificiale në Media, nga Dr. Sami Nezaj, Drejtor i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë. Aktiviteti, i mbështetur nga AMA dhe i moderuar nga pedagogu Arben Prendi, përfshinte një studim mbi etikën në përdorimin e AI në televizionet shqiptare, duke përfshirë monitorimin e disa mediave dhe matjen e një indeksi të AI për televizione të ndryshme në Tiranë. Pjesëmarrja e lartë e studentëve e bënë këtë takim një moment kyç për ndërgjegjësimin mbi etikën në teknologjinë mediatike!