• Ankesa

Erasmus Generation Meeting 2025 (EGM)

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mori pjesë në Erasmus Generation Meeting 2025 (EGM), të mbajtur në Ancona, Itali, nga data 3 deri më 6 Prill.

Ky është eventi më i madh evropian që organizohet cdo vit, i drejtuar nga studentët, ku gjenerata Erasmus bashkohet për të diskutuar të ardhmen e mobilitetit, ndërkombëtarizimit, mirëqenies studentore dhe sfidave të përbashkëta në arsimin e lartë.

"Nëse Euro është portofoli i Europës dhe Schengeni pasaporta e saj, atëherë Erasmus është shpirti i Europës."

Qëllimi kryesor për Universitetin e Shkodrës:

Krijimi i seksionit ESN Shkodër, si pjesë e projektit ESN-AIR, për të fuqizuar zërin e studentëve dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në rajonin Adriatiko-Jonian.

Plani përfshin:

Trajnime për studentët dhe stafin

Organizimin e 18 aktiviteteve Erasmus+ Days

Fushata ndërgjegjësimi në shkolla të mesme dhe fillore

Krijimin e mekanizmave për bashkëpunim të qëndrueshëm deri në fund të vitit 2026

ESN (Erasmus Student Network) është i pranishëm në më shumë se 1000 institucione të arsimit të lartë në 45 vende të Europës. Ka rreth 15,000 vullnetarë që çdo vit mbështesin mbi 350,000 studentë ndërkombëtarë. Pjesëmarrja jonë synon që Shkodra të bëhet pjesë e kësaj familjeje të madhe studentore.

Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për angazhimin ndërkombëtar të Universitetit tonë!