Më 20-23 maj 2024, një projekt Erasmus+ i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, sjell për herë të parë në Universitetin e Shkodrës një shfaqje muzikore nga studentë, artistë dhe pedagogë të Universitetit Haute-Alsace, Francë. “Epope gjithëpërfshirëse”, ishte një ndërthurje disiplinash (violinë, break dance, rap, poezi), me artistë të rinj në moshë, por me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, me regji të Pierre Thilloy, kompozitor, pedagog, drejtues i projekteve inovatore në art.
Ky projekt vjen pas vizitës së një grupi studentësh dhe pedagogësh të gjuhës frënge në Mulhouse, ku falë bashkëpunimit midis palëve u punua në fushën e përkthimit duke sjellë materialet divulgative të projektit në gjuhën shqipe.
Ekipi francez zhvilloi takime me pedagogë dhe studentë ku u vu theksi te përvoja franceze në realizimin e projekteve pedagogjike brenda kurrikukës ku studentët veprojnë si profesionistë të vertetë.
Studentët francezë, duke zbuluar Shkodrën, u bënë ambasadorë të vërtetë të qytetit dhe universitetit tonë nëpërmjet publikimeve të shumta në sitin e projektit dhe rrjetet sociale.