Në datat 12-14 qershor 2023 u zhvilluan modulet me titull:
Edukim i Aftësive Sipërmarrëse për mësuesit e Ciklit të Ulët dhe Parashkollor të Arsimit Parauniversitar;
Edukimi i Aftësive Sipërmarrëse për mësuesit e Ciklit të Mesëm të Ulët dhe të Lartë Parauniversitar.
Këto module u ofruan për mesuesit nga pedagoget e Universitetit të Shkodrës, Prof.As.Dr. Anila Dizdari dhe Dr. Brunilda Lufi në kuadër të projektit me titull: "Entrepreneurial skills for a Modern Education in Albania, EntrAL".
Përfituesit e këtij tranimin ishin rreth 60 mesues të cikleve parauniversitare.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e aftesive dhe orientimi i mendësive e te sipërmarrjes në Institucionet Shqiptare të Arsimit (IAL-të dhe shkollat) për të mbështetur aftësitë e të diplomuarve që përputhen me kërkesat e jetës së punës dhe shoqërisë moderne. Për këtë arsye projekti synon të sjellë një mentalitet sipërmarrës në universite dhe shkolla, duke inkurajuar metodat sipërmarrëse të mësimdhënies dhe të ushqejë sjelljet sipërmarrëse të studentët dhe të mbështesë krijimin e start-up të studentëve. Mesuesti dhe studentët do të marrin nga profesorët e tyre mbështetje dhe këshillat më të mira në lidhje me sipërmarrjen dhe aftësitë që lidhen me sipërmarrjen, duke mbështetur punësimin e tyre pas diplomimit.