Sot, në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një aktivitet tematik me fokus të veçantë në teknologjitë e energjisë së pastër dhe eficiencën e shpërndarjes së saj.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me përfaqësues të biznesit privat “Floros shpk”, duke sjellë në auditor një ndërthurje mes teorisë akademike dhe praktikës së tregut.
Studentët patën mundësi të njihen me zgjidhje konkrete në fushën e energjive të rinovueshme, duke diskutuar mbi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe inovacionit në sektorin energjetik.
Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap drejt afrimit të arsimit me tregun e punës dhe nxitjes së një vizioni të gjelbër për të ardhmen!