Senati Akademik i UNISHK, me propozimin e Departamentit të Matematikës, miratoi dhënien e emrit të ish-pedagogut, të ndjerit Kolin Gjoka, Auditorit 311, kati 3, godina e FSHN-së, me motivacionin: "Si drejtues i aftë i Departamentit të Matematikës, pas shpalljes së ILP-së Shkodër në universitet, kontrubutin e veçantë në modernizimin e kurrikulës së shkencave të natyrës, por, mbi të gjitha, në demokratizimin e arsimit të lartë në tëresi dhe Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" në veçanti.
Ai ishte inspirues i studentëve dhe stafit mësimdhënës të këtij institucioni në hapjen e tij ndaj shkollës perendimore dhe në promovimin e UNISHK-ut si një IAL në funksion të zhvillimit lokal".
Klinikës së fizioterapisë në UNISHK, me propozim të Departamentit të Lëndëve Paraklinike, mbështetje të Departamentit të Lëndëve Klinike, si dhe të Presidentit të Opera Madonnina del Grappa, Sac. Vincenzo Russo, iu dha emri “Don Carlo Zaccaro”, si një vlerësim për përkushtimin e tij në hapjen e kësaj klinike dhe ndihmën që ka dhënë për komunitetin.
Don Carlo Zaccaro është nderuar me:
• Urdhrin e Artë “Naim Frashëri” (1995) nga Presidenti i Shqipërisë.
• Medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane” (2006) nga Presidenti i Italisë.
Këto emërtime pasqyrojnë mirënjohjen e thellë të UNISHK për ata që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe komunitetit lokal