• Ankesa

Elindë Dibra në Federatën “Vatra”, New York!

Prof. asoc. dr. Elindë Dibra, lektore në Departamentin e Letërsisë të UNISHK, po zhvillon një vizitë studimore e kërkimore në Federatën Vatra në New York, një prej institucioneve më të rëndësishme të diasporës shqiptare në SHBA.

Ajo është pritur nga drejtuesit e Vatrës dhe gazetës “Dielli”, ku ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe kulturor. Prof. Dibra po punon me arkivin e Vatrës, duke hulumtuar materiale historike që ndriçojnë rrugëtimin e mërgatës shqiptare.

Gjatë qëndrimit, ajo po zhvillon takime me shkollat shqipe dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, me synimin e forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve arsimore në Shqipëri dhe diasporës.

Vizita përkon me përgatitjet për Panairin e Parë të Librit Shqiptar, ku Prof. Dibra do të marrë pjesë në panelet mbi gjuhën shqipe dhe rolin e diasporës.

UNISHK vlerëson angazhimin dhe rëndësinë e kësaj vizite për kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.