Ekspozite permbyllese me studentë të Arsimit Fillor e Parashkollor, Departamenti i Mēsuesisë.
Në kuadër të mbylljes së semestrit të parë, studentët e degëve
Bachelor në Mesuesi per Arsimin Fillor dhe Parashkollor, viti i parë dhe i tretë, nën kujdesin e pedagogut Andi Hila, në lëndët "Edukim figurative" dhe "Aftesim teknologjik" prezantuan, permes një ekspozite, veprimtarine e tyre mesimore. Punimet e prezantuara pasqyrojne punen individuale te ketyre studenteve përgjate këtij semestri. Studentet prezantuan dhe interpretuan punimet e tyre dhe në fund u vlerësuan individualisht. Ato u përshendeten nga përgjegjēsja e departamentit dhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Fatmir Vadohej.