• Ankesa

Ekspozita ‘Tekstil & Dizajn’ – Kreativiteti i Studentëve të UNISHK

Ekspozitë Tekstil & Dizajn në hollin e Rektoratit te UNISHK

Departamenti i Arteve, dega Pikturë-Grafikë, prezanton ekspozitën Tekstil & Dizajn, ku studentët e vitit II Bachelor sjellin 80 punime unike në teknika të ndryshme: stilizim motivesh floreale dhe popullore, kompozime simetrike e asimetrike, qëndisje, thurje, stampime dhe stilizime veshjeje.

Një risi e veçantë që po aplikohet prej dy vitesh është suveniri, një kompozim-instalacion që pasqyron Shkodrën dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” .

Pedagoge e tyre ishte Ermirë Jahja, e cila ka udhëhequr studentët në këtë rrugëtim artistik.

Dekanija e FSHE, Eranda Bilali, përgëzoi studentët artistë dhe shprehu besimin se ata do të vazhdojnë të përsosin stilin dhe performancën e tyre në të ardhmen.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 2 ditë në ambientet e Rektoratit.

Mos e humbisni këtë festë të artit dhe kreativitetit!