Sot, më 23 nëntor 2023, sudentet Esmeralda Hamzi, Albina Hasani, Senada Jukaj dhe Eralda Xhakaj nga departamenti i Mësuesisë, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, hapën sot në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ekspozitën “Si ti mbijetosh epokës së rrjeteve sociale përmes edukimit për median dhe informacionion”.
Studentët, të ndihmuar edhe nga Prof. As. Dr. Eranda Bilali, Dr. Vilma Piroli dhe z. Klevis Baja, përmes posterave, instalacioneve dhe pikturave kanë trajtuar tematika të tilla si: llojet e mediave, si po ndikon media tek të rinjtë, lajmet e rreme dhe mënyrat e identifikimit të tyre, deepfake, propaganda, dezinformimi etj. Kjo ekspozitë vjen si një mini-projekt brenda gamës së aktiviteteve të zhvilluara në UNISHK nga projekti "Media dhe edukimi mediatik për mësuesit e ardhshëm" i vënë në zbatim nga Instituti Shqiptar i Medias dhe me financim të Ambasadës Amerikane.
Këtë ekspozitë e vizituan rreth 200 studentë dhe pedagogë nga UNISHK, mësues dhe nxënës nga Shkolla e Mesme "28 Nëntori" dhe Shkolla 9-vjeçare "Ismail Qemali" dhe qytetarë të Shkodrës. Për këtë aktivitet pati një interes të lartë edhe nga mediat e shumta të pranishme në aktivitet.