Në ambjentet e Rektoratit më datë 13 qershor 2022 Departamenti i Historisë në bashkëpunim me Departamentin e Arteve zhvilluan ekspozitën me piktura nga autori prof. Luan Tashi me titull “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”.
Luan Tashi është profesor pranë Institutit të Arteve dhe Fakultetit të Komunikimit Masiv pranë Kolegjit AAB në Prishtinë me të cilin Universiteti i Shkodrës “Luigj Guarakuqi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin zv/Rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.as.dr. Paulina Guli, zv/Rektorja për Marrëdhëniet me Jashtë prof.dr. Rajmonda Këçira, përfaqësues të institucione kulturore e vendore si dhe pedagogë të Universitetit të Shkodrës.
Falenderojmë profesorin nga trojet shqiptare për punën e tij dhe mundësinë që na krijoi duke e shpërndarë atë me qytetarët shkodranë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 13 qershor deri më 2 korrik në ambjentet e rektoratit.