• Ankesa

Ekspozita “IDROMENO

Ekspozita “IDROMENO – Çmimi i Artit Bashkëkohor për të Rinj” u çel sonte në Galerinë e Arteve Shkodër

Ky edicion (EDC.8 – 2025) vjen nën kujdesin e kuratorit Sidi Kanani, pedagog në Departamentin e Arteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ekspozita sjell në vëmendje krijimtarinë e artistëve të rinj që po lënë gjurmë në artin bashkëkohor shqiptar — mes tyre edhe studentë, ish-studentë dhe pedagogë të UNISHK.

Universiteti i Shkodrës mbetet një pjesë e gjallë e jetës artistike e kulturore të qytetit, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja.