Me 15 janar 2024, në ambientet e Qendrës Rinore Atelier, me suportin e te rinjve të kësaj qendre u hap ekspozita e parë personale e studentes së masterit të Departamentit të Arteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi", Sibel Nimani.
Ekspozita e titulluar "Terapi shpirti" përmban 33 punime në pikturë, vizatim dhe grafikë.
I urojmë shumë suksese studentes Sibel Nimani!