Me dt. 8.12.22 në Qendren Rinore ATELIE u hap ekspozita e studenteve te Departamentit te Arteve e kuruar nga pedagogia Erëmirë Jahja. Studentet pjesemarres ne kete ekspozitë me teme kunder dhunes me baze gjinore, jane: Elda Erkoçi, Selma Alija, Uarda Kulli, Megi Zhugri, Visar Piranaj, Arlind Perkeqi, Audorela Elezi, Greisi Brunga, Emela Lici, Ilirjan Mila, Sibel Nimani, Dea Dividi, Mbaresa Aga , Adriana Ruci.
Rektorja e Universiteti, Prof. Dr. Suzana Golemi pershendeti te pranishmit dhe u uroj suksese studenteve pjesmarres.
Erëmirë Jahja – Pedagoge Arti, paraqiti konceptin e kesaj ekspozite: Dhunë, dhunë, dhunë! Fjala “dhunë” nuk duhet të ekzistojë në një shoqëri njerëzore, ku njerëzit mendojnë dhe arsyetojnë, jetojnë dhe dashurojnë. Edhe pse ajo ka shtrirë rrënjët në mbarë globin, duhet gjetur forcë për ta ndaluar atë me çdo mënyrë. Arti është një armë shumë e fuqishme që ndikon direkt në zemrat dhe mendjet e njerëzve. Artistët janë ambasadorët e paqes në botë.
Ky aktivitet artistik, kjo ekspozitë e Artit Pamor ka bashkuar sot të rinjtë për të thënë fjalën e tyre nëpërmjet veprave artistike, (pikturave, grafikave, instalacioneve, fotografive etj.), kundër dhunës ndaj grave, nënave, motrave dhe shoqeve tona. Është kjo krijesë e jashtëzakonshme, unike, e pastër, e çiltër, e zgjuar, e ëmbël, e vendosur, që Zoti i ka falë lumturinë e të qënit NËNË në jetë, e cila nëpërkëmbet në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë. Duhet t’i marrim dorën, ta ruajmë e ta lartësojmë në çdo moment të jetës, t’i dalim zot dhe ta ndihmojmë që të zërë vendin që i takon në shoqëri, vendin që ajo meriton.
Sot një vend te veçantë dhe me shumë peshë në këtë aktivitet kundër dhunës me bazë gjinore zë ekspozita me punime të studentëve të Departamentit të Arteve, Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Këto studentë krijuan me shumë emocion dhe profesionalizëm kompozimet e tyre. Që në fillim ato e mbështetën fuqimisht këtë temë, e cila përsëritet e përsëritet pambarim duke shpresuar që një ditë ti vijë fundi këtij cikli me temë Dhunën dhe të zëvendësohet me tema të tjera që flasin vetëm për pozitivitet dhe barazi gjinore. Falënderoj gjithë studentet pjesëmarrës në këtë ekspozitë dhe ju uroj suksese të vazhdueshme në rrugën e bukur të artit. Kombet nuk janë formuar prej burrave të shtetit, por prej njerëzve të shquar të ARTIT.