Sot, më 5.6.2023, në Ditën Botërore të Mjedisit, në hollin e Rektoratit të Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi u hap ekspozita e studentëve të Departamenti Arteve Universiteti Shkodër me temë “Jo mbetjeve plastike” e kuruar nga pedagogia Ermirë Jahja.
Rektorja e USH-së, Prof. Dr. Suzana Golemi, përgëzoi studentët pjesmarrës për punimet e tyre dhe shprehu rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.