Hapet Ekspozita e Fashion Design nga Studentët e Universitetit të Shkodrës
Sot, më 12 shkurt 2025, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u hap ekspozita e Fashion Design, organizuar nga studentët e vitit të tretë të Departamentit të Arteve, nën udhëheqjen e pedagoges Nirvana Baja.
Ekspozita prezanton skica dhe koncepte inovative të modës, duke reflektuar kreativitetin dhe punën e palodhur të studentëve në këtë fushë.
Në hapjen e këtij eventi Rektori Gjuraj dhe Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Eranda Bilali, i përgëzuan artistët e rinj dhe shprehën vlerësimin për përkushtimin dhe risitë. Ekspozita u ndoq nga pedagogë, studentë dhe të ftuar të tjerë.
Kjo ekspozitë shërben si një platformë për talentet e reja në botën e dizajnit të modës, duke i hapur rrugën krijimeve të tyre në të ardhmen.