Një ekspozitë “Atelier Fashion Design” e studentëve të vitit të tretë, programi i studimit Pikturë-Grafikë,
Departament i Arteve, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, u hap sot, më 6 shkurt 2024, në hollin e rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Kjo ekspozitë, u organizua në përmbyllje të lëndës Fashion nga studentët dhe pedagogia e tyre Nirvana Baja. Shumë mbresëlënës fakti që ekspozita u ideua dhe u materializua me punime të cilat shfrytëzuan materiale të riciklueshme.
Ekspozita u ndoq nga studentë, pedagogë, si dhe gazetarë të shumtë.
U urojmë suksese studentëve pjesëmarrës në këtë ekspozitë!