Studentët e Departamentit të Arteve transformuan sot Qendrën Rinore “Atelie” në një hapësirë reflektimi, frymëzimi dhe solidariteti.
Ekspozita unike e pikturave, organizuar në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, ishte një iniciativë e veçantë e realizuar nga Qendra Rinore “Atelie”, në bashkëpunim me Save the Children dhe Departamentin e Arteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese të Bashkisë Shkodër.
Kjo nismë synon të promovojë barazinë dhe respektin, duke shfaqur fuqinë e artit për të frymëzuar ndryshim dhe për të luftuar kundër dhunës dhe pabarazisë.