EKSPOZITA “30 VITE FAKULTET EKONOMIK”

Siparin e aktiviteteve në kuadër të 30 vjetorit të Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, e çeli ekspozita me titull “30 vite Fakultet Ekonomik”, e cila u organizua në hollin e Fakultetit Ekonomik më datë 06.11.2023. Ajo përbëhej nga disa stenda dhe postera, në të cilat paraqitej jeta akademike dhe studentore gjatë 30 viteve të Fakultetit Ekonomik me anë të disa fotove të grumbulluara nga vetë stafi i fakultetit dhe studentët e tij.

Çeljen e ekspozitës e bëri Prof. Blerta Dragusha e cila pasi falënderoi grupin e punës, u shpreh që kjo ekspozitë jep një paraqitje të punës që stafi ynë realizon çdo ditë në ambjentet e fakultetit dhe jashtë tij. Ajo gjithashtu e vuri theksin në emocionet që i ngjall kjo ekspozite, pasi e rikthen në kohën kur ishte studente dhe më pas në aktivitetet e zhvilluara gjatë karrierës së saj.

Më pas ajo ftoi Prof. Dr. Arjeta Troshani, e cila nga ana e saj shprehu edhe një herë falënderimet për grupin e punës të ekspozitës dhe të gjithë stafin për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë javës në vazhdim. Ajo tha se këto aktivitete ndikojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit të Shkodrës dhe Rajonit. Gjithashtu ajo tha se shërbejnë edhe si nxitje për projekte të tjera në vitet e ardhshme.

Më pas dekania i ftoi të gjithë të pranishmit të vizitonin ekspozitën dhe të ndanin ide e mendime për të ardhmen e fakultetit.

Grupi i punës:

Dr. Albana Kastrati
Dr. Emirjeta Bejleri
Dr. Aurora Pulti
Dr. Alba Berberi
PhD (c) Sead Baraku
PhD (c) Gjovalin Deda