Studentët e Klubit Studentor të Departamentit të Gjeografisë “Eksploratorët e Veriut” organizuan një guidë turistike në zemër të Shkodrës, duke eksploruar disa nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit!
Itinerari 1: Sheshi 2 Prilli – Kafja e Madhe
Udhëhequr nga Kahled Boriçi, studentët vizituan:
Memorialin e Dëshmorëve të 2 Prillit
Memorialet e Hasan Riza Pashës & Atë Gjergj Fishtës
Arkitekturën e Bashkisë & Prefekturës
Kafen e Madhe
Itinerari 2: Kulla e Inglizit – Dugajt e Reja
Nën drejtimin e Fatjon Haxhkajt, eksploruan:
Kullën e Inglizit
Xhaminë Ebu Beker & Kishën Ortodokse
Pedonalen & Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”
Itinerari 3: Gjuhadol – Kisha Françeskane
Me udhëheqjen e Ylber Lulit, u vizituan:
Arkitektura historike e zonës
Banesat e Kol Gurashit & Kol Idromenos
Kisha Françeskane
Ky aktivitet u ndoq me shumë interes nga studentët, si pjesë e nismave në prag të sezonit turistik, duke hapur rrugën për eksplorime të reja në Shkodër e më gjerë!