Sot më 24 janar 2024, në hollin e Rektoratit të Universitetit "Luigj Gurakuqi" u hap eksozita “Textil Design" e studentëve të vitit të dytë Bachelor, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Arteve, dega Pikture/Grafike.
Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, i përgëzoi studentët artistë për talentin, fantazinë dhe larminë e punëve të ekspozuara.
Përveç detyrave-projekte, motiveve të stilizuara, kompozime dekorative dhe qendisjeve, kjo ekspozitë kishte qëllim ruajtjen e traditës dhe të bukurën e të punuarit me dorë, stilizimin e një veshjeje, dizajni i së cilës është fymëzuar nga kostumografia popullore etj.
Risi e kësaj ekspozite është suveniri, i cili vjen si një freskim i ideve dhe i projekteve të mëparshme, si dhe një objekt artistik simbolik, i cili do të shërbejë për promovimin e Universitetit.
Ekspozita do te qendroje e hapur deri te premten ne oren 14.00.
U urojmë suksese studentëve pjesëmarrës!