Në kuadër të projekti “Edukimi për median dhe informacionin në universitete: nga pilotimi në zbatim” u zhvillua me studentët e Departamentit të Anglistikës një trajnim 2 ditor për Edukimin për Median. Ky trajnim i mbajtur nga ekspertët e EMI-t z. Rrapo Zguri, z. Emirjon Senja, z. Erlis Çela dhe z. Lutfi Dervishi synoi të njihte studentët me mënyrat e përcjelljes së informacionit nga media, rolin dhe rëndësinë që ka ajo në informim, por edhe efektet negative të saj si dezinformi, propaganda dhe informacionet e rreme. Studentët u njohën edhe me detaje rreth mënyrës së identifikimit të burimeve të sigurta të informacionit dhe përmes ushtrimeve praktike arritën të identifikonin lajme, video dhe foto të rreme