Më 25 mars 2024, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u mbajt një leksion i hapur nga Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë, me temë “Edukimi Financiar, çelësi për të maksimizuar përfitimet nga inovacionet në Sistemin e Pagesave”.
Studentët ndoqën me interes çështje që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro, objektivat strategjike të Bankës në kuadër të modernizimit të mëtejshëm të sistemit të pagesave, krijimin të një infrastrukture të avancuar për pagesat e shpejta, si dhe shumë çështje të tjera të fokusuara në rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës.
Zëvendësguvernatorja Minxhozi, iu përgjigj pyetjeve të studentëve duke theksuar rëndësinë e përdorimit të sistemit financiar me eficiencë dhe rritjen e vlerës së të ardhurave përmes edukimit financiar.