Instituti Italian i Kulturës, mbështetur nga Ambasada Italiane në Tiranë organizoi në datat 15 e 16 mars në Tiranë, edicionin e nëntë të eventit Studiare in Italia. Në këtë event promovues të bashkëpunimit të Sistemit Akademik Italian dhe atij Akademik Shqiptar mori pjesë edhe një delegacion i Universitetit të Shkodrës, kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Rajmonda Këçira. Në takimet tona ishim të nderuar të kishim edhe z.Roland Dodani, Konsull Nderi të Ambasadës Italiane në Shkodër, dhe njëkohësisht pedagog i Universitetit tonë.
U realizuan takime të frytshme me disa Universiteteve, një pjesë tashmë partnere, si dhe të tjera të gatshme për partneritet si ai i Bergamos, Firences, Urbinos etj. Në diskutimet e Rektorit me përfaqësuesin e Ambasadës Italiane, Sekretarin e Parë Z. Sergio Alias u theksua fakti i forcimit të partneritetit ndërmjet universiteteve në të dy anët e Adriatikut për dhënien e diplomave të dyfishta.