• Ankesa

Edhe grupi i radhës i studentëve të UNISHK përfundoi me sukses detyrën vullnetare në Mjedjugorë, BiH

Kjo praktikë zhvillohet në kuadër të praktikave profesionale dhe ndërkombëtarizimit të projekteve BIOSINT dhe TCCWB.

Përveç përvojës profesionale, studentët tanë u njohën e u përgatitën edhe me diversitetin kulturor që i pret jashtë kufijve.

Studentët e programeve Infermieri, Mami dhe Fizioterapi treguan edhe një herë se janë gjithmonë në ndihmë të popullatës, kudo dhe kurdo.

Studenti në qendër!

I përgëzojmë të gjithë studentët pjesëmarrës për përkushtimin dhe shembullin frymëzues që po japin në çdo hap!