Në ditën e fundit të panairit të librit akademik e shkencor, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqiperisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosoves pati një interes të veçantë për shumë tituj të botuar nga Universiteti i Shkodres si dhe stafi i tij akademik e kërkues.
Gjithashtu në sallën Akademikët të Shtepisë së Librit Akademik u realizua nga Universiteti ynë promovimi i dy titujve të botuar së fundmi nga autorë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Shkodrës.
Autor prof.as.dr. Alma Hafizi „Një patriot leçez në Shiqpërinë osmane“, bot.Berk, u paraqit nga dr. Aurora Dibra
Autor dr. Zamira Shkreli „Parashkollorët në njohjen e parë me gjuhën amtare“, bot.USH, u paraqit nga dr. Aurora Dibra.