• Ankesa

Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët zhvilloi sot takimin përgatitor për Udhëzuesin e Studentëve të Rinj 2025–2026 dhe Javën e Mirëseardhjes

Takimi mblodhi së bashku stafin administrativ dhe akademik. Pjesë e tij ishin edhe Zv. Rektorja Dragusha, si dhe zv. dekanët e fakulteteve.

Java e Mirëseardhjes do të përfshijë takime të studentëve të viteve të para me:

Drejtorët dhe anëtarët e departamenteve

IT dhe sekretaret mësimore

Bibliotekën

Përfaqësues të Sektorit të Marrëdhënieve me Studentët dhe të Marrëdhënieve me Jashtë

Përfaqësues të Klubeve Studentore

Studentë të viteve 2 & 3

Në takim u diskutua drafti i Guidës Studentore, ndarja e detyrave dhe aktivitetet e planifikuara për Javën e Mirëseardhjes.

Po ashtu, u trajtua edhe organizimi i PR-it të fakulteteve dhe kalendari i aktiviteteve studentore.

Një fillim premtues për një vit akademik të mbushur me energji, mundësi dhe bashkëpunim!