Më 3 korrik 2025, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mori pjesë në një seminar teknik të zhvilluar në kuadër të projektit “Drejt Qeverisjes Vendore Demokratike: Shqipëri – Holanda.” Fokus i seminarit ishte identifikimi i interesit lokal dhe veprimeve të para në fushën e politikave vendore dhe zhvillimit ekonomik.
Universiteti u përfaqësua nga Dr. Elvisa Drishti, e cila kontribuoi në diskutimet me grupin fokal dhe në formulimin e rekomandimeve për hapat e mëtejshëm në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Temat e diskutimit përfshinë sipërmarrjet rinore vendore, diversifikimin e ekonomisë lokale dhe forcimin e marrëdhënies mes kërkimit shkencor dhe zhvillimit ekonomik vendor.
Ky angazhim forcon rolin e Universitetit të Shkodrës si aktor aktiv në zhvillimin demokratik dhe politikëbërjen lokale, duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe institucioneve vendore.