Dr. Elvisa Drishti do të jetë Përgjegjëse e Zyrës së Ekselencës në Universitetin e Shkodrës!

Pedagogia Elvisa Drishti është emëruar në detyrën e Përgjegjëses së Zyrës së Ekselencës, pranë Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit.

Ky emërim vjen si një vlerësim për angazhimin akademik dhe profesional të Dr. Drishtit, në përputhje me objektivat e universitetit për të nxitur eksperiencën akademike, kërkimin shkencor dhe ndërkombëtarizimin.

Urime dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme!