Në kuadër të orientimit të UNISHK: Studenti në qendër!
Eventi “Do Great Things V” – Suksesi i radhës i studentëve të Fakultetit Ekonomik!
Sot u zhvillua me sukses edicioni i pestë i eventit studentor “Do Great Things V”, organizuar në kuadër të lëndës Marketing. Ky aktivitet bashkoi rreth 200 studentë nga programet e studimit:
Viti I - Turizëm
Viti II - Administrim Biznes
Viti I - Financë
Eventi u mbajt në hollin e Fakultetit Ekonomik të UNISHK, ku studentët patën mundësinë të prezantojnë projektet e tyre inovative. Përmes bashkëpunimit dhe kreativitetit, ata sollën ide që pasqyrojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe përkushtimin ndaj dijes.
Një falënderim i veçantë për të gjithë studentët pjesëmarrës, të cilët me energjinë dhe idetë e tyre shndërruan këtë event në një sukses të jashtëzakonshëm.
Qëndroni të informuar për aktivitete studentore frymëzuese që do të vijojnë së shpejti!