Do Great Things IV

Aktiviteti u realizua me 6 Shkurt 2023 ora 9.00 në ambjentet përpara Bashkisë Shkodër në një atmosferë entuziaste. Aktiviteti u përshendet nga Dekania e Fakultetit Ekonomik -Prof.as.Dr. Blerta Dragusha, e cila theksoi se ky është aktiviteti i parë në kuadrin e festimit të 30 vjetorit të Fakultetit Ekonomik. Në realizimin e këtij aktiviteti studentor kanë punuar rreth 200 studentë të  Bachelorit, viti i Parë Financë, viti i dytë Administrim Biznes dhe viti i parë Turizem, nën drejtimin e pedagoges Dr. Alkida Hasaj dhe Sead Baraku, Msc. Por ndryshe nga vitet e tjera, grupët e punës  së studentëve ishin të miksuara midis tre progranmeve të studimit, gjë që krijoi mardhenie sociale të reja, frymen e punës në grup dhe krijoi sinergji idesh koncept produktesh të shumllojshme inovative. Studentët kanë punuar gjatë gjithë semestrit të parë të vitit akademik 2021-2022 për të konkretizuar realisht konceptet teorike të lëndës ‘Marketing’. Ky aktivitet u organizua në formen e një panairi të prezantimit dhe të tregtimit të produkteve inovative të përgaditura nga vetë studentët me materiale riciklueshme, me lëndë natyrore, si dhe të produkteve të gastronomisë lokale, të cilat u prezantuan në një mënyrë tërheqëse.  Nëpërmjet këtij panairi koncept-produktesh studentëve ju kultivohet shpirti i sipërmarrjes, realizohet testimi i tregut për nevojen që plotësojnë këta produkte, nëse çmimi i produktit është i përballueshëm nga tregu, nëse ky çmim përfaqson vleren te pritshme nga konsumatori për këtë produkt, provojnë boten reale të biznesit. Janë promovuar dhe mbështetur në zhvillimin e aktiviteteve të tyre biznese reale qe operojnë në treg si ‘Yelloë fit’, etj.

Këtij Panairi ju bashkuan edhe studentët e vitit të dytë Bachelor në Turizëm ku prezantuan projektin final në lënden ‘Menaxhim Ushqimi dhe Pije”. Qëllimi i projektit ishte evidentimi i pikave kritike të kontrollit të prodhimit dhe shërbimit në drejtimin e aktivitetit restorantëror. Studentët paraqiten aftësitë e tyre në sipërmarrje, organizim, planifikim, prodhim dhe shërbim

Promovimi në mediat lokale

Star Plus

https://fb.watch/iA0dU-1q-O/?mibextid=2Rb1fB

News Power

https://newspower.al/panairi-me-punime-te-studenteve-te-fakultetit-ekonomik-shkoder/