Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, organizoi aktivitetin “Dita Europiane e Gjuhëve”, me synimin për të nxitur mësimin e gjuhëve të huaja dhe ndërgjegjësimin kulturor tek të rinjtë.
Në këtë kuadër, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” iu bashkua nismës duke prezantuar ofertën akademike në fushën e gjuhëve. Në emër të UNISHK përshëndeti Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, znj. Edlira Bushati .
Morën pjesë:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhësisë dhe Letërsisë
Qendra e Studimeve Albanologjike
Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të qytetit
Ky aktivitet synoi të forcojë lidhjen mes UNISHK dhe shkollave të mesme, duke ofruar programe studimi dhe mundësi të reja për nxënësit që duan të zgjedhin gjuhët si rrugëtim të tyre akademik, si dhe mundësitë që u ofrohen studentëve tanë përmes programeve të mobilitetit ndërkombëtar me universitetet partnere.
