Sot, në ditën e tretë të panairit të librit që po zhvillohet në oborrin e Katedrales së Shkodrës, Qendra e Studimeve Albanologjike prezantoi me krenari Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Shtëpinë Botuese Universitare.
Në fokus ishte kolana shkencore “Studime Shqiptare”, e cila u promovua nga Zamira Shkreli, drejtuesja e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Me 32 numra të botuar, kjo kolanë sjell përmbledhje të vlefshme mbi historinë, gjuhën dhe kulturën kombëtare – një thesar dijesh për studiuesit, të rinjtë dhe të gjithë dashamirësit e identitetit shqiptar.
Po ashtu, u prezantuan edhe:
Fjalori dhe Rimari i Kolë Ashtës
“Kolë Thaçi – shtetari poet”, vepër kushtuar figurës së shquar shqiptare
Këto prezantime u bënë nga pedagogët e Departamentit të Letërsisë të FSHSH:
Ermira Alija
Erzen Koperaj
Isida Hoxha
Të gjitha këto janë kontribute të vyera të Qendrës së Studimeve Albanologjike pranë UNISHK, që vijojnë të ndriçojnë rrugën e dijes dhe vetëdijes kombëtare.