• Ankesa

Dita e tretë e Javës së Mirëseardhjes në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Sot, aktivitetet orientuese vazhduan me ritmin e ditëve të para!

Në Fakultetin Ekonomik, studentët e rinj u njohën nga afër me punën e Njësisë së Shërbimit dhe Burimeve të Karrierës (NjSBC), si edhe me Sekretarinë dhe Sektorin e IT-së, të cilët ofruan udhëzime të vlefshme për orientimin akademik dhe praktik.

Ndërkohë, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, përfaqësues nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët dhe nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zhvilluan takime me studentët, duke ndarë eksperienca dhe mundësi bashkëpunimi ndërdisiplinor.

Studentët e rinj të Fakultetit të Shkencave të Natyrës zhvilluan një vizitë njohëse në ambientet e Bibliotekës së Universitetit.