• Ankesa

Dita e fundit e Javës së Mirëseardhjes në FSHN!

Sot, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, u zhvilluan takime me studentët e viteve të para , të të gjitha departamenteve të fakultetit .

Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me klubet studentore dhe me aktivitetet që i presin gjatë vitit akademik .

Një ditë plot energji, bashkëbisedim dhe frymë bashkëpunimi!