Konferenca shkencore “Trevat e Veriut” vijoi me sukses në ditën e saj të dytë, ku doktorantët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kumtuan mbi tema me interes të gjerë kombëtar dhe shkencor.
Prurjet u shtrinë në fusha të rëndësishme si gjuhësia, letërsia, antropologjia, albanologjia dhe arkeologjia, duke sjellë këndvështrime të reja mbi rolin historik dhe kulturor të trevave të veriut në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar.
Kumtuesit sollën analiza të thelluara mbi ndikimin e këtyre trevave në mbrojtjen e gjuhës shqipe, në trashëgiminë kulturore dhe në proceset e kombformimit, duke u bërë zë i dijes së re dhe reflektimit akademik.
Në fund të sesioneve, të pranishmit shprehën interes me pyetje konkrete dhe vlerësuan lart punën kërkimore të doktorantëve.
Aktet e plotë të kësaj konference do të publikohen në periodikun shkencor “Studime Shqiptare”.