Sot, Shkolla Maarif Shkodër Campus organizoi me sukses Ditën e Dyerve të Hapura, një aktivitet i cili mirëpriti nxënës, prindër dhe vizitorë të interesuar për arsim cilësor dhe mundësi për një të ardhme të suksesshme.
Në këtë ngjarje të veçantë, mori pjesë Dekania e Fakultetit Ekonomik, Elidiana Bashi, e cila me praninë dhe fjalën e saj frymëzuese dha një mesazh të rëndësishëm për rolin e edukimit në formimin e brezave të rinj dhe rëndësinë e përkushtimit në arsim për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm për shoqërinë.
Ky aktivitet ofroi mundësi për të njohur nga afër mundësitë që ofron Shkolla Maarif dhe të diskutoni mbi rëndësinë e edukimit cilësor në formimin e të rinjve të suksesshëm.
Shkolla Maarif vazhdon të mbështesë zhvillimin e potencialit të nxënësve dhe ofron mundësi për arsim të nivelit të lartë!