• Ankesa

Dita e Drejtësisë në UNISHK

Fakulteti i Drejtësisë | 8 Maj 2025

Në kuadër të Ditës së Drejtësisë, në Fakultetin e Drejtësisë u zhvillua sot Konferenca shkencore studentore:

“Çështje të së drejtës dhe të jurisprudencës”,

ku referuan me profesionalizëm 16 studentë të viteve të fundit të studimeve.

Referimet e studentëve spikatën për:

– elokuencën

– thellësinë e mendimit

– dhe aftësinë e krahasimit të çështjeve ligjore moderne.

Të pranishmit u njohën me tema bashkëkohore në fushën e së drejtës dhe jurisprudencës, në një atmosferë të angazhuar akademike.

Konferenca u përshëndet nga:

Prof. Dr. Tonin Gjuraj – Rektor i UNISHK

Prof. Asoc. Dr. Irma Baraku – Dekane e FD-së

Prof. Dr. Blerta Dragusha – Zv. Rektore për Kërkimin Shkencor, e cila mbajti edhe një referim tematik mbi përfshirjen e studentëve në kërkimin shkencor.

Krenarë për studentët tanë, që me zërin e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e dijes juridike në vendin tonë!