Me entuziazmin që po e karakterizon gjithë këtë javë, dita e sotme solli takime, biseda dhe momente të bukura njohjeje mes studentëve të rinj dhe strukturave universitare.
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, studentët u njohën më nga afër me IT-të e fakulteteve, sekretaritë mësimore dhe përfaqësues të NJSBC, duke marrë informacion të vlefshëm për ecurinë e studimeve.
Në Fakultetin Ekonomik, dita u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, me prezantime nga Sektori i Marrëdhënieve me Studentët, Sektori i Ndërkombëtarizimit dhe përfaqësues të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Ndërsa studentët e FGJH, FSHSh dhe FSHE vizituan Bibliotekën e Universitetit, duke njohur nga afër këtë hapësirë të dijes, e cila shumë shpejt do të bëhet pjesë e përditshmërisë së tyre akademike.
Një ditë e mbushun me energji, buzëqeshje dhe dëshirë për të nisur së bashku udhëtimin e bukur universitar!
